×
  • Lajme
  • Lajme

    Liburn Aliu e Naser Hafizi ia shlyen kompanisë “Fluidi” borxhin prej 3.5 milionëve për vetëm 13 mijë euro

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Derisa me 10 mars 2022 Albin Kurti po e vizitonte kompaninë “Fluidi” dhe fabrikën e tyre për prodhimin dhe përpunimin e vajit “Floil”, vetëm gjashtë muaj më herët, me 7 shtator 2021, ministri i tij Liburn Aliu ia kishte shlyer borxhin kësaj kompanie prej 3 milionë e 555 mijë eurove me një faturë për vetëm 13 mijë e 72 euro e 31 centë.

    Në zhvatjen e dhjetëra milionave eurove që Liburn Aliu, si Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Naser Hafizin, zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, kishin bërë me shlyerjen e kundërligjshme të borxheve për 27 kompanitë e ambalazhuesve të ujit, një nga rastet më brutale është ky me kompaninë “Fluidi”.

    Sipas vendimit që ka siguruar Albanian Post, të nënshkruar nga Naser Hafizi, kompanisë “Fluidi” i mundësohet të paguajë vetëm 13 mijë euro për të shlyer borxhet nga viti 2009 kur kishte marrë lejen e deri në qershorin e vitit 2021 kur po ndodhte shlyerja.

    Vendimi i shlyerjes se borxhit per janar 2009 deri qershor 2021

    Kështu duke i shkaktuar shtetit humbje prej rreth 3 milionë e 542 mijë eurove.

    Si ndodhi?

    Kompania “Fluidi” nga Gjilani kishte marrë lejen për qasje në puse të burimeve natyrore të shtetit të Kosovës me datën 8 korrik të vitit 2009.

    Sipas lejes ujore, kompanisë i aprovohej kërkesa për shfrytëzimin e ujit nëntokësor të Kosovës me gjithsejtë mundësi shfrytëzimi prej 5 litrave për sekondë.

    Leja Ujore per “Fluidi”-n.

    Nga muaji janar i viti 2009 e deri në muajin qershor të vitin 2021 kjo kompani asnjëherë nuk i kishte bërë pagesat ndaj shtetit me të cilat e obligon ligji.

    Nga 2009 deri në vitin 2016 duhej të paguante për çdo litër 0.09 centë, kurse nga viti 2016 e tutje, duhej të paguante 0.01 cent për shkak të ndryshimeve që ishin bërë.

    Meqë “Fluidi” asnjëherë nuk kishte raportuar për shpenzimin, sipas Udhëzimit Administrativ “06/2021” për strukturën e pagesës së ujit, Neni 9-të, paragrafi 2, “Nëse detyruesi nuk mban evidencë dhe nuk e bënë raportimin, ose bënë raportimin me dhëna të dyshimta dhe të pasakta, deri me 15 janar për vitin paraprak, Ministria në afat prej tridhjetë (30) ditësh i lëshon vendimin dhe faturën duke llogaritur në bazë të të dhënave nga dokumentacioni teknikoinvestiv për sasinë maksimale”.

    Se si nxjerrët sasia maksimale është formula zyrtare e përcaktuar, e cila bazohet në vetë lejen e marrë nga kompania në fjalë.

    Në rastin e “Fluid”-it, ka 5 litra për sekondë. Pasi një orë ka 3 mijë e 600 sekonda nënkupton se kompania ka nxjerrur 18 mijë litra për orë. Më pas, formula llogaritë 10 orë në ditë dhe 300 ditë punë në vit.

    Me ketë përllogaritje sipas formulës që përcakton rregullorja, nga janari i vitit 2009 e deri në dhjetor të vitit 2021 borxhi total i kompanisë shkon në 3 milionë e 555 mijë euro.

    Por, Aliu e Hafizi, përmes një vendimi financiar të kundërligjshëm, caktojnë se kompania për plotë 13 vjet ka borxh vetëm 13 mijë euro.

    Vendimi i shlyerjes se borxhit per janar 2009 deri qershor 2021.

    Për të qartësuar krejtësisht mashtrimin, Aliu dhe Hafizi nxjerrin më pas edhe një vendim tjetër, për të njëjtën kompani, për një borxh vetëm gjashtë mujor (nga korriku i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2021).

    Përkundër se bëhet fjalë për të njëjtën kompani dhe të njëjtat kapacitete, këtu Hafizi shkruan se kompania ka borxh 20 mijë e 653 euro e 47 centë.

    Derisa për 13 vjet, për të njëjtat kapacitete, me të njëjtën leje, kompania ishte tarifuar vetëm 13 mijë euro, tash për gjashtë muaj, pa ndryshuar kapacitetet, kompania kërkohet të paguajë mbi 20 mijë euro, duke e qartësuar krejtësisht vjedhjen e 13 viteve të kaluara.

    Vendimi per pagese per vetem gjashte muaj (nga korriku i vitit 2021 deri në dhjetor të vitit 2021).

    Nëse për 3 muajt e fundit duheshin paguar mbi 20 mijë euro, atëherë si u bë që për 13 vjet të paguheshin vetëm 13 mijë euro?

    Naser Hafizi ka refuzuar të përgjigjet për pyetjet e mediumit. Siç ka mësuar më vonë Albanian Post, Hafizi ka edhe raporte familjare me pronarët e kompanisë. Ai nuk është përgjigjur as në këtë pyetje.

    Por, historia s’përfundon këtu, të njëjtës kompani i ishte mundësuar edhe një mashtrim.

    Kur një zyrtar brenda ministrisë kishte parë shkeljet ligjore në rastin e kompanisë “Fluidi”, ishte marrë vendim që t’i ndërpritet procedura për marrjen e serishme të lejes për të shfrytëzuar burimet ujore të Kosovës.

    Në vendimin e 30 majit 2022, thuhet edhe se “kjo është hera e fundit për palën që t’iu nënshtrohet të gjitha procedurave ligjore të nevojshme për t’u pajisur me leje ujore, përndryshe do të sanksionohet me ligj”.

    Vendim që t’i ndërpritet procedura e marrjes së lejes.

    Duke mos pasur mundësi të ofrojë asnjë të dhënë, meqë nuk ka të vendosur as ujëmatës, siç e kërkon ligji, kompania “Fluidi” me ndihmën e Hafizit provon të bëjë një dredhi, duke regjistruar një kompani tjetër me emrin “Royla Beverage” për të marrë leje për të njëjtat burime që i shfrytëzon si “Fluid”.

    Hafizi kishte provuar të bëjë edhe një komision të veçantë, në formë të kundërligjshme, për të mundësuar dhënien e lejeve me procedura të përshpejtuara, për të shmangur zyrtarin që kishte penguar lëshimin e lejes për “Fluidin”.

    Nëse shikohen këto dy kompani në faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, shihet se pronar i “Fluid”-it është Berat Mustafa, kurse pronar i “Royal Beverage” është vëllai i tij Fejzullah Mustafa.

    Dy kompanite e regjistruara ne ARBK.

    Kur Kurti e kishte vizituar këtë kompaninë, ai kishte marrë një pjesë të madhe të kabinetit me vete.

    Aty kishte ministrin Faton Peci, ministren Rozeta Hajdari e kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin.

    Kurti lëvdonte kompaninë për punën dhe prodhimin, derisa në anën tjetër të njëjtës i faleshin borxhet milionëshe nga po e njëjta qeveri./Albanianpost.com

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një prononcimi për FrontOnline thotë se kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është...
    Lajme01 Maj 2024
    Në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Nabërgjan të Komunës së Pejës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në...
    Lajme01 Maj 2024
    Politologu Melazim Koci, duke komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka kritikuar Perëndimin për një 'dështim spektakular' në raport me Serbinë,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Krahas ndeshjeve gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve, këtë të enjte luhen edhe dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës, ligë kjo...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, ka thënë se për katër vjet, punëtorët në Kosovë janë lënë...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë. Prindi ose kujdestari është...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Organizatat palestineze të të drejtave të njeriut kanë thënë se nuk ka informacione për 1,000 punëtorë nga Rripi i Gazës që punonin...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.