×
  • Lajme
  • Lajme

    Libri për Zonën e Llapit që po përdoret në Hagë, flet autori

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Julius Von Boné, avokat i Salih Mustafës, dje në konferencën e sotme të Dhomave të Specializuara lidhur me procesin e gjykimit të klientit të tij, ka përmendur një libër, që sipas tij, Prokuroria e Specializuar po e përdor kundër ish-eprorit të UÇK-së.

    T7 sot e ka intervistuar Skënder Zhitinë, autorin e librit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës – Zona Operative e Llapit”, për pjesë të së cilit, avokati i Salih Mustafës ka thënë se është pyetur klienti i tij.

    Zhitia nën emocione të forta, ka treguar se pikërisht falë këtij libri, ai kishte arritur ta marrë gradën akademik në fushën e Historisë.
    “Kur unë u regjistrova ne studime post-diplomike në magjistraturë, atëherë ju drejtova Këshillit Drejtues të UP-së, Fakultetit Filozofik, Departamenti i Historisë që të më ofrohet mundësia që të merrem me një studim të tillë në kuadër për me u mbrojtë si temë diplome për magjistër të shkencave të historisë, një gjë e tille m’u aprovua, që ishte një kënaqësi për mua, një ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

    Në vitin 2008, ai botoi dhe promovoi librin e tij në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ndërsa pas më shumë se 1 dekade, segmente të caktuara të kësaj vepre duket se do t’i hyjnë në punë edhe dikujt tjetër. Bëhet fjalë, për Prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, që po e ndjekin penalisht ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sali Mustafën.

    Autori i këtij libri mohon se në këtë vepër ka diçka që inkriminon ushtarët e UÇK-së.

    “Për aq sa na e kemi kujtesë dhe brenda kopertinave të librit e dimë, ky është një libër shkencor në të cilin nuk mund të gjesh diçka inkriminuese. Është shpalosja e një lufte në Zonën Operative te Llapit”, ka thënë Zhitia për T7.

    Autori thotë se për këtë libër ishin në dijeni nga ushtari i thjeshtë e deri te komandantët e Zonës Operative të Llapit, ndërsa atë e konsideron si vepër të përbashkët me luftëtarët.

    “Në njëfarë mënyre, kjo është një vepër e përbashkët e të gjithë pjesëtarëve të Zonës Operative të Llapit, sepse gjithçka është përgatitur në harmoni, në bashkëpunim me qellim që ta pasqyrojme luftën e drejtë të popullit shqiptar në Kosovë, të udhëhequr nga UÇK-ja”, thotë ai.

    Më 27 gusht të këtij viti, autori i këtij libri, Skënder Zhitia, është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) do të mbahet nga sot deri më 16 shkurt 2025, në Mynih të Gjermanisë....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Të dielën e 9 shkurtit, mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote (afro 800 mijë) votuan për t’i zgjedhur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Deputeti i PDK Hisen Berisha, ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke u shprehur KQZ është e kapur nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Gjykatësi i katërt me radhë federal bllokoi të enjten urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump që kërkon të ndërpresë shtetësinë e të...
    Vip13 Shkurt 2025
    Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 si detyrë nga Vëllai i Madh kanë patur për të shkruar nga një letër për...
    Vip13 Shkurt 2025
    Banorët e Big Brother në prag të Shën Valentinit kanë shkruar nga një letër për personin e zemrës. Egli Tako i kushtoi...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.