Prej shumë kohësh moderatorja kosovare, Liberta Spahiu dhe këngëtari i njohur shqiptar, Flori Mumajesi, komentohen në media për një lidhje të mundshme.
As njëri e as tjetri nuk kanë pranuar një gjë të tillë.
Por, së fundi dyshja kanë habitur të gjithë me postimet e tyre në rrjete sociale.
Ishte Flori ai i cili së pari ka publikuar një foto me moderatoren e më pas edhe Liberta.
Moderatorja ka postuar një fotografi në ‘Instagram;, krah Florit pranë një bredhi.
“M’falni se pak jena vonu. Më foto te bredhi”, ka shkruar Liberta.
Ende nuk kanë thënë diçka konkrete, por duket se çifti kanë vendosur të bëjnë publike tashmë gjithçka.