Moderatorja së fundi ka ngritur pikëpyetje lidhur me statusin e saj.
Liberta Spahiu me një postim në Instagram, ka shkruar se të premtën do ketë dasmë.
Prezantuesja, menjëherë mori komente të shumta, nga ndjekësit duke iu ngjallur kuriozitet.
Një komentuese e ka uruar për dasmën, duke i thënë se “shyqyr që po martohet”.
Sidoqoftë, Liberta me sa duket e ka fjalën për finalen e madhe të “Big Brother VIP Kosova”, e cila mbahet të premtën me 17 mars.
Sipas moderatores, aq shumë do ketë argëtim sa e ka cilësuar edhe si dasmë.