×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Liberalizohet” familja Grabovci, marrin pasaportat e Shqipërisë

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    “Shefi i shefave” siç u bë i njohur nga afera printo eksponenti i PDK-së, Adem Grabovci është pajisur me nënshtetësinë e Shqipërisë. Madje, ai është përkujdesur që edhe dy djemtë e tij, Guximi dhe Ngadhnjimi të jenë në listën e personave që pajisen me pasaportën e Shqipërisë, njofton 24-ore.info

    Djmetë e Adem Grabovcit ishin bërë të njohur në publik pas rrahjes së një polici, ndërsa për këtë vepër ata ishin dënuar nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi u gjetën fajtorë, për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve ishte 3 mijë euro.

    Ndërsa, pas aferës së njohur si “Pronto”, Adem Grabovci, ish-shef i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim me kusht000. Vendimin për dënimin e Grabovcit, ishte marrë në Gjykatën e Apelit.

    Sipas Vendimitë të Apelit, pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, e ndryshon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pikën II dhe III të dispozitivit.

    “Të akuzuarit Adem Grabovci dhe Ilhami Gashi janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale”, thuhej në njoftim.

    Grabovcit nuk do t’i duhet ta mbajë burgun nëse nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh.

    Gjithashtu i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht./24-ore.info

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një çift nga Roslin Park, në jug të Australisë, kishte një surprizë të pazakontë kur mbërriti në shtëpinë e tyre pas mesnate...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.