×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Liberalët e Carneyt fitojnë zgjedhjet në Kanada

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Kryeministri Mark Carney u zotua se do të mposhtë Shtetet e Bashkuara sa i përket tarifave tregtare të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi fitoi zgjedhjet në Kanada, duke udhëhequr Partinë e tij Liberale edhe për një mandat në qeverisje.

    Mbretëria e Bashkuar ka uruar Carneyn për fitoren, ndërkaq shefja e Bashkimit Evropian tha se blloku do të punojë me të “për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta demokratike” dhe do të punojë për një tregti të lirë dhe fer.

    Pas fushatës zgjedhore, të dominuar nga tarifat e vendosura nga Trumpi, Carney premtoi se do të udhëheqë “një rrugë të re përpara” në botën që argumentoi se kishte “ndryshuar fundamentalisht” për shkak të tarifave tregtare.

    “Ne do ta fitojmë këtë luftë tregtare dhe do të ndërtojmë ekonominë më të fortë ekonomike në G7”, tha ai.

    Liberalët e Carneyt kanë fituar kontrollin e Parlamentit kanadez, por ka gjasa që të mos e kenë shumicën e plotë.

    Kësaj partie do t’i duhet të arrijë marrëveshje me parti më të vogla për të formuar një koalicion qeverisës.

    Carney e zëvendësoi Justin Trudeaun në postin e kryeministrit, pasi ky i fundit dha dorëheqje një muaj më parë.

    Carney u premtoi votuesve se përvoja e tij në menaxhimin e krizave ekonomike, e bënë atë njeriun e duhur për t’u përballur me luftën ekonomike.

    Pierre Poilievre nga Partia Konservatore, që garoi për kryeministër, është në rrugë të mbarë që të formojë një opozitë të fuqishme në Parlamentin kanadez.

    “Konservatorët do të punojnë me kryeministrin dhe të gjitha partitë për qëllimin e përbashkët, që është mbrojtja e interesave të Kanadasë dhe arritja e një marrëveshjeje të re tregtare që lë pas tarifat aktuale dhe mbron sovranitetin tonë”, tha ai.

    Pas fitores në zgjedhje, udhëheqësi britanik, Keir Starmer e uroi Carneyn dhe tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja “janë aleatët më të ngushtë, partnerë dhe miq”.

    Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ajo mirëpret bashkëpunimin me Otavën për të mbrojtur vlerat e përbashkëta demokratike “në promovimin e multilateralizmit” dhe për një tregti të lirë dhe fer./rel/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua sot me Çmimin Ndërkombëtar “Karli i Madh” gjatë një ceremonie në Aachen...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Izraeli e ka pranuar propozimin për armëpushim të përkohshëm me Hamasin, ka njoftuar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. “Mund ta...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar...
    Të tjera
    Kronika29 Maj 2025
    Dy persona kane pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të enjten në vendin e quajtur Qafa e Duhlës në Suharekë. Policia...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri e ka shpërndarë sërish qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për kufizimet e...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi për FrontOnline, ka folur rreth votës së saj për kryetare të Kuvendit....
    Lajme29 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth aksionit të kryer sot në tri rajone lidhur me dallaveret me patentë-shoferë, që...
    Lajme29 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.