Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim është kapur nga policia në Lezhë.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, duke u bazuar dhe në informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, nga shërbimet e Policisë Kurbin është organizuar dhe finalizuar operacioni policor “Ndjekja”, si rezultat i të cilit, në vendin e quajtur Tapizë, u kap dhe u ndalua shtetasi:
– A. L., 33 vjeç, banues në Thumanë (me precedentë të mëparshëm kriminal).
Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin tetor 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim edhe nga DVP Korçë, pasi në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka transportuar 14 shtetas të huaj, më qëllim kalimin e kufirit, kundrejt pagesës, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.