Lexus ka përgatitur një edicion të ri special të modelit LC, LC Hokkaido Edition, i cili do të jetë i disponueshëm në versionet Coupe dhe Cabrio.
Shitja nis zyrtarisht në prill, me njoftimin se janë planifikuar vetëm 40 kopje për Evropën (çmimi do të shpallet më vonë).
Makina ka marrë emrin e ishullit japonez dhe do të jetë në dispozicion me një zgjedhje midis një versioni 3.5-litërsh V6 Hybrid 500 kf ose një variant me një motor 5.0-litërsh V8.
Klientët do të kenë në dispozicion më shumë ngjyra (Flare Red, Sonic Platinum, F White dhe Graphite), dy ngjyra për çatinë e kabriolit (e kuqe dhe e zezë), dhe një pjesë e paketës përfshin grilën e përparme të zezë, fenerët LED, “Afterburner” dritat e pasme, si dhe pjesa e brendshme prej lëkure rozë e zezë / e zezë./FrontOnline/