Në javën që lamë pas, komentatori i televizionit lokal, TV Malisheva ishte ndër personat më të komentuar në opinion.
Komentatori që i komenton ndeshjet e Malishevës shquhet për komentimin epik të tij, shkruan FrontOnline.
Bujë ka bërë momenti kur ai iu drejtua sulmuesit të Malishevës, Albion Rrahmanit si “Lewandowski i Malishevës” dhe “djalë dukat”.
E një gjë të tillë, ai e ka bërë sërish.
Në fitoren e sotme të Malishevës ndaj Trepçës, komentatori në fjalë duke folur për Rrahmanin tha:
“Po ku ishe deri tani o Rrahman, po ku ishe o’ djalë dukat!”./FrontOnline/