Një vajzë 7-vjeçare u sulmua egërsisht nga një qen pitbull në një rrugë në Argjentinë. Jazmin ishte në një rrugë në Buenos Aires me nënën e saj më 26 shtator kur pitbulli, i cili ishte pa të zotin e tij, e kafshoi atë në këmbë.
Ngjarja e rëndë u filmua nga kamerat e sigurisë. Nëna e Jazmin përpiqet dëshpërimisht të shpëtojë vajzën e saj, ndërsa në ndihmë i vijnë edhe shumë persona të tjera.
Pavarësisht goditjeve të një personi dhe tentativave të shumta të të tjerëve për të larguar qenin, ai mbajti të kafshuar këmbën e vajzës për gati 2 minuta.
Pas ngjarjes, vajza u dërgua në spital me një frakturë, por fatmirësisht pas ndërhyrjes së shpejtë kirurgjikale ajo nuk do ta humbasë këmbën.
Familjarët e vajzës janë shprehur se ata kanë identifikuar pronarin e qenit, por ai ka refuzuar se kafsha i përkiste atij