×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëvizja Vetëvendosje me tri kërkesa për interpelancë me Hotin, propozon edhe rezolutë

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar tri kërkesa për interpelancë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

    Sipas njofimimit të VV-së, kërkesa e parë lidhet me Liqenin e Ujmanit sipas Marrëveshjes së nënshkruar në ëashington, e dyta me zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit dhe e treta lidhur me “Zajdenicën”.

    Në njoftim thuhet se Grupi Parlamentar i VV-së do t’i “propozoj Kuvendit të Kosovës miratimin e një Rezolute që mes tjerash ia ndalon çdo zyrtari publik e shtetëror kompetencën dhe autorizimin për të biseduar për rikthimin e kësaj çështje”, lidhur me atë të “Zajednicës”.

    Njoftimi i plotë:

    E para ka të bëjë me zotimin e Avdullah Hotit në Uashington për ta ndarë Liqenin e Ujmanit me Serbinë. Kjo është e paprecedentë dhe e rrezikshme ngase e përparon interesin e Serbisë për ta minuar sovranitetin e Republikës tonë, duke i dhënë asaj qasje në resurse tona ekonomike e strategjike. As Hoti, po as delegacioni i tij nuk kanë legjitimitetin për ta bërë këtë.Ndërkaq, e dyta ka të bëjë me zotimin tjetër të tij në Uashington që kushtëzon zbardhjen e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit me ata që janë zhvendosur. Kjo përveç se është e dëmshme është edhe çnjerëzore.

    Interpelanca e tretë ka të bëjë me deklaratat e Avdullah Hotit pas takimit me presidentin e Parlamentit Evropian dhe Komisionin e Politikës së Jashtme ku tha se “do ta respektojë plotësisht marrëveshjen për ‘Zajednicën’. Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e kishte hedhur poshtë këtë plan të Serbisë, duke gjykuar se ajo shkel Kushtetutën e Republikës së Kosovës në gjithsej 23 pika.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.