Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur për një tubim që ka mbajtur këtë të shtune në qytetin e Prizrenit.
Këtë e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në këtë Komunë.
“Është e vërtetë LVV-ja është gjobitur për tubimin e mbajtur në shkollën “Mustafa Bakiu”. Në teren pas orës 16:00 janë inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK)”, ka thënë Muçaj.
Komuna e Prizrenit drejtohet nga Mytaher Haskuka, i cili është nga subjekti i LVV-së.