Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është e para në 7 komunat më të mëdha të Kosovës.
Në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka 64,06 për qind të votave, e ndjekur nga LDK-ja me 17.04 dhe PDK-ja me 12,02.
Në Mitrovicë të Jugut, Lëvizja Vetëvendosje ka 62,97 për qind të votave, PDK-ja ka 25,22 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka vetëm 6,55 për qind të votave.
LVV është e para edhe në Gjakovë me 48,83 për qind e ndjekur nga AAK-ja me 27,94 për qind. LDK-ja në Gjakovë ka marrë 7,82 për qind ndërsa PDK-ja 7,82.
LVV është e para edhe në Gjilanin e Lutfi Hazirit. Atje ky subjekt politik deri më tani ka marrë 63,25 për qind të votave, ndërsa LDK ka marrë vetëm 16,05 e ndjekur nga PDK-ja me 12,57.
LDK nuk e ka ruajtur votën as në Pejë. LVV po prin në këtë qendër të Kosovës me 49,84 për qind të votave, ndërsa LDK-ja ka mbledhur vetëm 18,78 për qind, e ndjekur nga AAK-ja me 14,88 për qind.
Prizreni i ka besuar Lëvizjes Vetëvendosje me 45,56 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka marrë vetëm 16,57 e ndjekur nga LDK-ja me 10,01 për qind.
Ferizaji i Agim Aliut kësaj radhe ka votuar për Lëvizjen Vetëvendosje. Ky subjekt politik në Skenderaj ka mbledhur 60,17 për qind të votave, ndërsa PDK-ja 22,16 e ndjekur nga LDK-ja me 9,21 për qind.
Tani në Kosovë kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 150 mijë vota, pa numëruar votat me kusht dhe me postë.