×
  • Opinione
  • Opinione

    Lëvizja për bllokimin e shtetit

    Afrim Kasolli
    24 Prill 2025

    Shkruan: Afrim Kasolli

    Dështimi i Kuvendit të Kosovës për t’u konstituar për të pestën herë, ka filluar të shndërrohet në normë politike. Lëvizja Vetëvendosje, është duke insistuar që të votohet emri i Albulena Haxhiut si krye parlamentare, duke u bazuar në të drejtën e saj kushtetuese ,si fituese e zgjedhjeve. Ndërkohë, partitë “opozitare” janë kundër këtij nominimi me arsyetimin se e njëjta ka qenë një figurë ekstremisht polarizuese politike.

    Kështu, sipas gjykimit të tyre, ajo nuk është e denjë politikisht për atë pozitë. Asnjëra prej subjekteve tjera parlamentare nuk janë duke e kontestuar të drejtën e partisë fituese të zgjedhjeve për atë post, por vetëm janë duke kërkuar një emër tjetër të pranueshëm për to. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dëshmuar asnjë gatishmëri për kompromis politik. Ky paralizim i institucionit kryesor përfaqësues po shndërrohet edhe në bllokim të shtetit. Mirëpo, ky pozicion mund të jetë njëri nga skenarët idealë të partisë fituese të zgjedhjeve. Ajo asnjëherë nuk e ka konsideruar shtetin e Kosovës si qëllim në vetvete. Por vetëm si mjet në shërbim të qëllimeve politike të Vetëvendosjes. Pra pjesëmarrja në isntitucioent shtetërore është konsideruar vetëm si shtim i mjeteve tjera në funksion të organizatës. Është në natyrën e lëvizjeve të tilla politike, siç ka pohuar, Hannah Arendt në librin e saj “Origjinat e Totalitarizmit”, që të angazhohen në nënshtrimin e shtetit ndaj interesave politike dhe ideologjike të tyre.

    Sipas kësaj teoriciene politike, për dallim nga partitë, që e konsideronin shtetin mbi këto organizime të pjesshme, sepse ato e përfaqësonin vetëm një segment të shoqërisë kurse shteti tërësinë, lëvizjet këtë fundit e konsideronin vetëm si një makinë burokratike në funksion të qëllimeve të tyre. Sepse ato janë tërësia. Mbi shtetin. Dhe marrin rol pan-përfaqësues. Kështu, kurdo dhe ku të munden ato tentojnë ta zëvendësojnë rolin e shtetit me atë të Lëvizjes. Prandaj, edhe interesat shtetërore sipas tyre janë sekondare në raport me atë të Lëvizjes. Sepse shteti mbron interesa, kurse Lëvizja të vërtetën dhe të drejtën. Kështu, kurdo që ky i fundit nuk është në kongruencë me të parat, atëherë bllokimi, paralizimi dhe suspendimi i tij duhet të jetë qëllim strategjik i Lëvizjes. Sepse në këtë mënyrë krijohet terren për operimin e Lëvizjes, si përfaqësuese autentike e popullit dhe lideri si instanca supreme e kësaj hierarkie politike. Në këtë kontekst, ky bllokim i shtetit sot shihet si shprehje ideale i konceptit të Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas saj, tashmë populli është i përfaqësuar politikisht nëpërmjet këtij eniteti. Partitë tjera janë vetëm fraksione private kundër interesit të përgjithshëm. Ngase populli është kategori homogjene. Dhe në krye të tij qëndron Albin Kurti, si lider i Lëvizjes dhe kryeministër në detyrë.

    Prandaj, vazhdimi i bllokimit të shtetit, nuk është asgjë tjetër, pos shprehje eksplicite dhe realizim konceptual i kësaj skeme mentale politike. Mbetet të shihet mënyra se si do t’i përgjigjen partitë “opozitare” kësaj strategjie. Deri më tani ato janë pozicionuar kundër subjektit fitues të zgjedhjeve. Mirëpo, kanë dështuar ta ndërtojnë një alternative politike për ta zhbllokuar shtetin dhe kufizuar veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjendja aktuale është në favor të kësaj të fundit. Kurse duke i qëndruar besnik vetëm kësaj qasje, ato vazhdojnë të mbesin të kapërthyera brenda gjeratores vicioze të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Nga Rubrika
    Opinione28 Maj 2025
    Le të shpresojmë që Donaldi është i tërbuar nga inati dhe do të godasë atje ku Putinit i dhemb më shumë. Burimi:...
    Opinione27 Maj 2025
    Nga Ben Andoni: Zgjedhje të parakohshme, hetim të zgjedhjeve 2025, bandat pjesëmarrëse në zgjedhje, përdorimi i Administratës, Greva e Urisë janë disa...
    Opinione19 Maj 2025
    Shkruan: Prof.dr. Vaxhid Nuredini Akademia e Kosovës është themeluar më 20.12.1975, ndërsa Akademia e Shqipërisë në vitin 1972. Funksionimi i të dy...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do...
    Lajme29 Maj 2025
    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje e 260’të. ZKM ka njoftuar se në këtë mbledhje qeveria ka:...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti kanë dhënë emrat që do t’i votonin të VV-së, pa asnjë kusht....
    Lajme29 Maj 2025
    Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat...
    Lajme29 Maj 2025
    Visar Azemi, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka cilësuar “të rrezikshme dhe të papranueshme” deklaratën e kryeministrit në...
    Lajme29 Maj 2025
    Nga mëngjesi i sotëm, siç ka raportuar në vazhdimësi Klankosova.tv, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.