Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shpërndarë një letër të veçantë të babait të saj, Jusuf Gërvalla.
Letra i ishte dërguar nënës së tij, Ajshes, në vitin 1980 nga Gjermania.
Në një pjesë të letrës, Gërvalla citon: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”
Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë vriten vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zeka.
Kjo letër përshkruan vlerat e nderit dhe përkushtimit, që kanë karakterizuar jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës.