Modelja ukrainase, këngëtarja dhe ish-lepurushja e ‘Playboy’, Dasha Astafyeva, aktualisht është vullnetare në kuzhinë, ku po përgatiten ushqimet për ushtarët ukrainas.
Në Instagramin e saj, Dasha ka publikuar një sërë videosh dhe fotosh teksa qëron patatet, trangujt dhe perimet e tjera. Ajo ka zëvendësuar veshjet e saj provokuese me një uniformë dhe e tregon me krenari, teksa jep kontributin e saj me femra të tjera në kuzhinë në kohë të vështira për ukrainasit.
Dasha Astafyeva ka lindur në Ukrainë në vitin 1985. Kur ishte vajzë, Astafjeva gjeti një kopje të Playboy në një dollap në shtëpinë e familjes së saj. Katarina Vit ishte në ballinën e asaj reviste.
“U trondita sepse nuk e kuptoja se sa i bukur mund të ishte trupi i një femre. Atë ditë i thashë vetes se doja të pozoja një ditë në një revistë. Isha vetëm 9 vjeçe”, tha ajo në një intervistë për ‘AskMen’ në vitin 2008.
Astafyeva filloi modelimin në vitin 2003, dhe pesë vjet më vonë ajo u bë një nga themelueset e dyshes së muzikës pop ukrainase Nikita.
Ajo u emërua ‘Playmate’ e vitit për Playboy-in ukrainas në vitin 2007, dhe dy vjet më vonë, në janar 2009, Astafieva ishte vajza e muajit e Playboy-t, si dhe ‘Playmate’, në festimin e ditëlindjes së 55-të të asaj reviste të famshme./FrontOnline/