Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht.
Bëhet e ditur se njësitet policore kanë shkuar ne vendngjarje, mirëpo viktima nuk e ka hapur derën e banesës dhe nuk është lajmëruar në telefon.
Më pas të hënën ajo është paraqitur ne stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin, po ashtu është intervistuar edhe i dyshuari dhe me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.