Përveç që njihet për aktrimin e tij, Leonardo DiCaprio 46-vjeç ka mbushur kopertinat e revistave me marrëdhëniet e tij me vajza, mosha e të cilave dallon për dy dekada nga mosha e tij, përkatësisht asnjë nga të dashurat e tij nuk ishin më shumë se 27 vjeçe.
Leonardo ka qenë në loidhje me modelen dhe aktoren Camila Marrone 23-vjeçe për tre vitet e fundit, ndërsa nëna e Camila-s, Lucila Sola, e cila është një vit më e re se DiCaprio, ka qenë në një lidhje afatgjatë me aktorin Al Pacino 81-vjeç. Çifti thuhet se u nda për shkak të punës së aktorit.
“Kur është në punë, Leo shkëputet nga pjesa tjetër e botës për t’u përqendruar në atë që po bën. Me sa duket, mungesa e komunikimit bëri që Camila të mbingarkohej”, tha një burim i afërt me çiftin. Çifti u kritikua rregullisht nga publiku për diferencën e madhe në moshë, të cilën Camila dikur e komentoi. “Ka shumë marrëdhënie dashurie në Hollivud si dhe në historinë e botës që kanë pasur një ndryshim të madh në moshë. Unë mendoj se të gjithë duhet të jenë me kë të duan, tha Marrone./FrontOnline/