Lëngu i qepave të kuqe është një nga pijet më të mira që do të rrisë dhe forcojë imunitetin tuaj. Edhe pse shumë njerëz janë të neveritur nga vetë mendimi i një pije të tillë, për shkak të vetive të saj të dobishme, ju me siguri do të dëshironi ta pini atë çdo ditë. Lëngu i qepës do të forcojë imunitetin tuaj, do të përmirësojë qarkullimin e gjakut, por gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, transmeton FrontOnline.
Vendosni qepën në një blender dhe më pas shtrydhni lëngun me duar dhe kullojeni atë. Për shkak të shijes së saj shumë të keqe, shumë njerëz nuk kanë dëshirë ta pijnë, prandaj shpesh e përdorin atë për qëllime të tjera. Ilaçi më i mirë në shtëpi për zbokthin dhe rritjen e flokëve.
Shumë studime kanë treguar se aplikimi i lëngut të freskët të qepës së kuqe në flokët tuaj mund të përmirësojë dhe përshpejtojë ndjeshëm rritjen e flokëve dhe të trash flokët e rrallë. Po ashtu, popujt e lashtë e trajtonin verdhëzën me qepë të kuqe. Prisni qepën në rende dhe zhyteni në lëng limoni dhe lëreni brenda natës. Pini këtë lëng të nesërmen me pak kripë dhe piper. Për të ndaluar gjakun nga hunda, thjesht hidhni 3 deri në 4 pika lëng qepësh në hundë dhe gjakderdhja do të ndalet. Nëse keni ethe, ftohje, merrni lëng qepësh dhe vendoseni në ballë (njomni një leckë pambuku në lëng qepësh). Kjo shtresë do të nxjerrë temperaturën dhe ethet do të zbuten. Lëngu i qepës së kuqe vepron kundër kërpudhave, qetëson lëkurën dhe lehtëson simptomat shumë shpejt./FrontOnline/