Një person ka marrë lëndime pasi një banesë është përfshirë nga zjarri për shkak të defektit të rrymës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur të premten rreth orës 13:22 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.
Tutje në raport bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se për shkak të defektit të rrymës është përfshirë nga zjarri një banesë. Njësit relevante policore, eksperti i zjarreve, emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrite të lokalizojnë zjarrin. Raportohet për një person të lënduar i cili me autoambulancë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport./Front Online