Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në fshatin Veranidoll.
Si pasojë e këtij vetaksidenti një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Një person ka pësuar lëndime trupore, ndërsa lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ahmeti ka theksuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Front Online/