Aktori Robert De Niro lëndoi këmbën të enjten gjatë xhirimeve në Oklahoma. Ai menjëherë mori gjërat e tij dhe u drejtua për në Nju Jork për t’u ekzaminuar në spital, shkruan Daily Mail. Nuk dihet në çfarë gjendje është De Niro apo sa i rëndë është dëmtimi.
“Roberti duhej të udhëtonte gjithsesi në Nju Jork për dy javë, kështu që nuk do të ketë një vonesë në xhirimet”, tha një zëdhënës i aktorit për Daily Mail. De Niro aktualisht është duke luajtur në filmin e Martin Scorsese, “Vrasësit e hënës së luleve”. Rolin kryesor, së bashku me Robertin, e luan Leonardo DiCaprio. DiCaprio kohët e fundit postoi një skenë nga filmi i ardhshëm në Instagram./FrontOnline/