Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë- Podujevë më saktësisht në fshatin Vranidoll.
Si pasojë e këtij vetaksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, tha zëdhënësi i PK-së, Agon Borovci./Front Online/