Lela dhe Leo janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbarimit të festës së organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ mbrëmë.
Shkak i përplasjes së tyre u bë raporti i Leo-s me Gjestin për çka Lela pati shumë kritika, transmeton Klankosova.tv.
Lela u shpreh se kalimi i kohës me Gjestin sipas saj është krejt i kot dhe humbje kohe.
“10 minuta të lash me kesh me Gjestin, po unë të thash mos mu kesh te veshi – kape shokun ton e shko ma larg e keshu. Me nejtë me Gjestin është humbje kohe edhe krejt kotë. Ti vec një send je duke e anashkalu, Gjestin si individ, pasi ai nuk të merr ty në konsideratë dhe kur s’rrin me ty flet keq për ty”, u shpreh Lela.
Por, edhe Leo ishte i ashpër ndaj Lelës teksa në vazhdimësi e pyeste se cfarë problemi ka ajo kur ky bën ndonjë lojë.
“Unë këtë pjesë vetëm ja kam rikujtu se ai qat ‘vibe’ smundet me e ndje më të tjerët, e kam bo për lojën time, çka ki problem ti nëse unë e bëjë një lojë për veti këtu. Po mundohesh mem qit keq”, u shpreh Leo.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.