×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëkundje e koalicionit: Pas AAK-së, edhe Nisma ka pakënaqësi me koalicionin!

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Përveç me AAK-në e Ramush Haradinajt, ekzekutivi i udhëhequr nga LDK-ja, është duke pasur probleme edhe me Nismën Socialdemokrate. Ministri i këtij subjekti, Skender Reçica, ka treguar se ku nisën pakënaqësitë në mes të partnerëve.Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka një kohë që është duke pasur probleme me AAK-në, të cilat kishin nisur qysh prej herës së parë kur Kosova u rikthye në dialogun e Brukselit.

    Përplasja që vazhdoi pastaj edhe me propozimin e Ramush Haradinajt për president, si dhe me vizitën në Uashington, me ç’rast edhe u nënshkrua marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, vetëm se i ka acaruar marrëdhëniet sidomos pas përfshirjes së pikës për liqenin e Ujmanit.

    Derisa ky ekzekutiv, pas arrestimit të deputetit Etem Arifi, ka mbetur në Kuvend pa 61 vota, të cilat i duhen për të kaluar ligje, në media është raportuar për takime LDK-PDK që mund të çonin në një bashkim të partisë së Kadri Veselit në koalicion. Të paktën zyrtarisht, të dy subjektet e kanë mohuar çdo formë bashkëpunimi e takimi.Përfshirja e PDK-së në Qeveri ani se mund t’ia sigurojë votat që i duhen për të pasur shumicën e koalicionit, nuk dihet se si do të pritet nga AAK-ja e Nisma.

    Këta të fundit kanë treguar për pakënaqësitë që kanë pasur me Qeverinë, duke thënë se ajo i ka injoruar kërkesat e tyre.

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se ekzekutivi nuk i ka përfshirë Nismat Ligjore të MPMP-së në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara për vitin 2021-2023. Për këtë arsye, ky subjekt nuk e ka votuar këtë kornizë.Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.Reçica thotë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

    “Unë bashkërisht edhe me kolegët e mi në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Nismës nuk e kemi votuar këtë kornizë për faktin se në këtë dokument i cili është dokumenti kryesor sa u përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të Qeverisë.

    Bëhet fjalë për reformën pensionale, Ligjin për Pushimin e Lehonisë, Ligjin e Punës dhe çështje të tjera të cilat ne i kemi iniciuar në kuadër të agjendës legjislative dhe pikërisht për këtë për shkak të mosakomodimit nuk e kemi votuar. Ne kemi kërkuar që të gjendet një hapësirë e akomodimit të këtyre nismave ligjore në kuadër të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, e cila pastaj i hap rrugë draftimit të tyre”, thotë ai, raporton expressNuk është hera e parë që anëtarët e Qeverisë nuk kanë qenë unik në votime. Ministrat e AAK-së nuk e kanë votuar javë më parë propozimin që koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, të paguhet sa një zëvendësministër.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Policia e Kosovës, mbrëmjen e kaluar ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet ndër tjerash edhe për përgatitje të veprave...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë të Veriut më 8 janar për veprën penale falsifikim i dokumentit. Në raportin...
    Lajme09 Janar 2025
    Një person është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Zjarret e furishme që rrethojnë Los Anxhelosin u përhapën në Hollivud Hills të mërkurën, pasi zjarret e tjera në zonë lanë  të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, ka anuluar udhëtimin e tij në Itali të planifikuar për sot, për shkak të situatës së...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...
    Lajme09 Janar 2025
    I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet...
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për Front Online, e ka komentuar shkurt veprimin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila deri më tani...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.