×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: S’heqim dorë nga presidenti, ende s’kemi vendim për ftesën e Kurtit dhe Osmanit

    FrontOnline
    12 Mars 2021

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka marr vendim nëse do të shkojë apo jo në takimin e thirrur nga Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e ku do të diskutohet për formimin e institucioneve, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, nga kjo parti po thonë se nuk kanë hequr dorë nga pozita e presidentit, post të cilin e synon edhe Vjosa Osmani

    Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar ftesa për tri partitë më të mëdha në vend, për të biseduar rreth konstituimit të institucioneve, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Express.

    Nga AAK-ja thanë  se ende nuk kanë vendim për të marr pjesë apo jo në takimin me liderin e VV-së, Albin Kurti dhe u.d. të Presidentit, Vjosa Osmani.

    Nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj ka thënë për Express se kjo çështje pritet që të diskutohet në nivelet vendimmarrëse të AAK-së.

    “Nuk kemi vendim ende. Pritet të diskutohet në nivelet vendimmarrëse të AAK-së që a do të jemi pjesë e konsultimeve për formimin e qeverisë dhe me kohë do të informoheni”, ka thënë Lekaj.

    Më tutje Lekaj tha se AAK-ja nuk ka hequr dorë nga posti i presidentit, pozitë të cilën e synon edhe Vjosa Osmanin, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi në listën e VV-së.

    “AAK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket pozitës së presidentit”, ka thënë më tutje ai.

    Ndërsa partia e parë që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së liderit të VV-së, Albin Kurti dhe u.d. të Presidentit, Vjosa Osmani është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

    Nënkryetari i kësaj partie Memli Krasniqi, ka konfirmuar se kjo parti do të marrë pjesë të hënën në takimin e thirrur nga Kurti e Osmani.

    “PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë Krasniqi.Lidhur me këto ftesa sot gjatë ditës është deklaruar edhe kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai tha se nuk e din se kur LDK-ja është e gatshme për të marr pjesë në këso takime.

    “LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me mollotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët. Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit. por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”, ka thënë Mustafa për Kosovapress.

    Në ndërkohë dje Arlind Manxhuka nga Sekretariati për media në Vetëvendosje përmes një shkrimi në “Facebook”, ka publikuar letrat të cilat VV-ja ua ka dërguar partive politike; PDK, LDK dhe AAK.

    Manxhuka gjithashtu njoftoi se letër ftese i është dërguar edhe subjekteve të komuniteteve.

    Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe e propozuara për presidente nga lista e VV-së, Vjosa Osmani, kanë ftuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, për një takim të hënën më 15 mars në ora 11:30.

    Ndërkohë që një ftesë identik e ngjashme për takim i është dërguar edhe kryetarit të LDK-së i cili do të zgjidhet me 14 mars. Takimi me kryetarin e ri të LDK-së mund të ndodhë më 15 mars në ora 12:30.

    Ndërsa me të parin e AAK-së, Ramush Haradinajn, VV-ja planifikon të takohet në ditën e njejtë në ora 13:30.

    Në letër thuhet “I nderuar (kryetar), Barazuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, është shumë me rëndësi që të procedohet tutje me formimin e institucioneve që reflektojnë vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhje, sapo të certifikohen rezultatet përfundimtare nga ana e KQZ’së.

    Me qëllim që ky proces i konstituimit të institucioneve të bëhet sa më shpejtë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionit në fuqi, ftoheni për konsultim për hapat e mëtejmë në këtë proces. Propozojmë që takimi të mbahet në formatin 1+1, më 15 mars në orën –:– në sallën N-303 të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Me respekt, Albin Kurti – Kandidat për kryeministër dhe Vjosa Osmani-Sadriu – Kandidate për Presidente”.

    Kujtojmë që fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit doli Lëvizja Vetëvendosje me 49,95% të votave të përgjithshme, e pasuar nga PDK-ja me 16.90% të votave dhe e treta u rendit LDK-ja me 12.64% të votave.

    AAK-ja në këto zgjedhje mori vetëm 7.07% të votave./Gazetaexpress/

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Nerodimes, Shukri Buja, ditë më parë ka marrë konfirmimin se Prokuroria ka mbyllur të gjitha...
    Lajme16 Nëntor 2024
    “Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut Veton Elshani, pas arrestimit të Marko Dantiqit, për sulmin e ndodhur ndaj KFOR-it në 2023-tën...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një polic është suspenduar nga puna, ndërsa Inspektorati Policor thotë se kjo u bë pasi ai është përfshirë në një përleshje, duke...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Duhël-Prishtinë, gjatë pasdites së sotme. Rastin për Front Online e konfirmoi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish-ministrja dhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se është për keqardhje që Qeveria Kurti për katër vite vetëm kanë vajtuar....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pushteti ka shkruar për ligjin për çmimet tavan në produktet bazë, që ishte miratuar në tetor të 2022-s e ishte rrëzuar një...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Largimi i zyrtarëve policor të etnisë serbe nga detyra e tyre në veri të vendit, nuk ka ndikuar që qytetarëve atje të...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat e reja U19 ka shënuar një fitore të madhe në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” ndaj Spanjës U19....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.