×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Lekaj: Për tri vite askush nuk i tha “puna e mbarë” Qeverisë “Kurti”

    Jehona Zhuniqi
    18 Tetor 2023

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës më 8 prill 2022 i kishte dërguar propozimin Presidencës me emrin e Isufajt.

    Gjatë një konference për media në Prishtinë, Osmani renditi disa shkelje ligjore, që tha se janë gjetur në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit, prandaj ajo ka marrë vendim që të mos e dekretojë atë.

    Presidentja tha se i ka kërkuar Këshillit Prokurorial që të propozojë një emër tjetër për këtë post, duke u bazuar në merita dhe transparencë.

    Lekaj: Mosdekretimi i kryeprokurorit, presidentja shkeli Kushtetutën

    Lidhur me këtë vendim të presidentes Osmani dhe çështje të tjera ka folur në një intervistë për Front Online, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

    Sipas tij, në këtë rast ka dominuar çështja politike dhe se presidentja Osmani nuk ka luajtur rol unifikues.

    “Mendoj që presidentja nuk e ka luajtur rolin unifikues dhe si presidente e shtetit, por ka dominuar më tepër çështja politike dhe në këtë drejtim është cenuar rëndë Kushtetuta e Kosovës edhe pse duhet të jetë e kundërta, sepse nëse nuk përfillen aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese nga presidentja është një precedant shumë i keq që len pasoja. Prandaj, vendimi i djeshëm nuk është i arsyeshëm”, është shprehur Lekaj, për Front Online.

    Ndërsa, ka treguar se si AAK janë duke u konsultuar se a do ta dërgojnë në Kushtetuese këtë vendim.

    “Ajo që mund të them ne si AAK jemi në konsulta se si të veprohet, a të dërgohet në Kushtetuese meqë është cenim i rëndë i Gjykatës Kushtetuese dhe që pastaj do të informojmë opinionin publik me qëndrimin tonë, por gjithsesi do të koordinohemi edhe me partitë tjera opozitare që të jemi të bashkuar në këtë drejtim”, ka thënë ai.

     

    Lekaj për deklaratën e Macronit për viza: Kurti të na tregojë se çka i premtoi dhe nuk e mbajti fjalën

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për Front Online ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez Emanuel Macron për çështjen e liberalizimit të vizave.

    Macron tha se ata e kanë mbajtur fjalën për vizat por se të tjerët nuk po e mbajnë.

    Lekaj, thotë se liberalizimi i vizave nuk duhet të lidhet me dialogun dhe me presionin ndaj Kosovës.

    “Prandaj ajo që më ka bërë përshtypje nga deklarata e presidentit Macron është që ai mes rreshtave ka treguar që Qeveria e Kosovës, kryeministri i Kosovës nuk po i mban premtimet dhe lind pyetja, çfarë premtimi i ka dhënë presidentit të Francës se cilat çështje janë premtuar dhe ky nuk iu ka përmbajtur dhe është për të ardhur keq, dhe është goditje e madhe e diplomacisë dhe asaj që Kosova është shquar që premtimet i mban si shtet dhe tani vjen një alarm nga një shtet i fuqishëm që ka një vlerësim të tillë për qeverinë Kurti duhet të merren seriozisht sepse kjo e dëmton rëndë edhe procesin e dialogut edhe imazhin e Kosovës dhe duhet të jemi të shqetësuar në këtë drejtim”, ka deklaruar ai.

    Ndërsa, i pyetur se a mund të pezullohen vizat, Lekaj ka dhënë këtë përgjigje.

    “Unë nuk mendoj që mund të rikthehet në zero, por më tepër është qëndrim politik dhe vërejtje serioze ndaj Qeverisë së Kosovës që po mendohet që të vihet në tavolinë edhe pezullimi i vizave. Kjo është shqetësuese dhe kryeministri duhet të iu tregojë qytetarëve dhe neve se çka ka premtuar dhe pse nuk iu ka përmbajt premtimit”, ka shtuar deputeti Lekaj.

     

    Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar në çdo segment për zhvillim ekonomik dhe investime, është qeveri praktikantësh

    Kritika të ashpra ka dhënë ndaj qeverisë Kurti, deputeti i AAK-së, Pal lekaj.

    Ai, në një intervistë për Front Online ka deklaruar se që 20 vite në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë gjendja më e keqe sa i përket investimeve.

    “Qytetarët nuk kanë përfituar investime kapitale që i ka premtuar kryeministri Kurti, nëse për këto tri vite e viziton Kosovën, kontakton me qytetarët besoni që asnjëherë, pra po e them që 20 vite nuk është gjendja më e keqe sesa tani sepse nuk kemi investime kapitale , nuk kemi mbështetje të ndërmarrjeve familjare, ndërmarrje të mesme dhe të mëdha, nuk kemi investitorë strategjikë të jashtëm, nuk kemi investime që janë proklamuar që do të vijnë nga diaspora jonë apo nga investitorët e jashtëm sepse çdo herë kjo qeveri ka krijuar kriza që kanë ndikuar edhe uljen e zhvillimit ekonomik. Me një fjalë mund të them që Qeveria Kurti ka dështuar në çdo segment sa i përket zhvillimit ekonomik dhe investimeve në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

    Qeverinë Kurti, Lekaj e ka quajtur qeveri praktikantësh.

    “Kjo është një qeveri e praktikantëve dhe nuk po dojnë me hjek atë emër dhe do të mbesin si qeveri e praktikantëve, si qeveri që ka marr vendime ad hoc dhe si qeveri që na i ka sjellë sanksionet nga Bashkimi Evropian”, ka shtuar deputeti Lekaj.

     

    Deputeti i AAK-së: Si votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, Qeveria po injoron kërkesat tona

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj në një intervistë për Front Online ka folur edhe për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

    Ai, ka thënë se këtë vendim e kanë marrë pasi që e kanë parë që kërkesat e tyre po injorohen.

    “Nëse e marrim vendimin tonë edhe bëhet pyetja pse tani nuk po i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare është një qortim për qeverinë për mosbashkëpunim me opozitën, në këtë rast me AAK-në, sepse ne mund të iu japim mjaftë shembuj të injorimit të kërkesave tona siç është koeficienti për paga 129 euro që kemi kërkuar, për pagën minimale 450 euro kemi pas amandament është injoruar nuk është votuar, kemi pas rezoluta edhe për Policinë e Kosovës nuk është votuar edhe shumë kërkesa të tjera”, ka deklaruar Lekaj.

    “Nga kjo prizëm dhe nga ky qëndrim injorant i qeverisë Kurti ne kemi marrë vendim që të mos votohen marrëveshjet ndërkombëtare që është e drejtë legjitime, demokratike sepse tjetër mekanizëm nuk kemi pas ta ndalojmë këtë qeveri”, ka shtuar ndër të tjera Lekaj.

     

    Lekaj për 53 milionëshin: Qeveria Mustafa na la në dorë ‘pataten e nxehtë’

    Ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputet i AAK-së, Pal Lekaj ka folur edhe për rastin e njohur si “53 milionëshi”.

    Ai, edhe njëherë ka deklaruar se nuk është as faji i qeverisë Haradinaj e as i tiji personal.

    Lekaj, thotë se problemin e kanë trashëguar nga koha kur Lutfi Zharku ishte ministër i Infrastrukturës.

    “Sa i përket aktakuzës sime për 53 milionë e kam thënë dhe po e përsëris nuk është faji i Qeverisë Haradinaj, nuk është faji i imi personal por gjendjen e kemi gjet ashtu, nuk është paguar puna që është punuar dhe e kanë vonuar në çdo vit fiskal pagesat, kanë bërë kërkesë për shtyrje të afatit të kontratës nuk e kanë arrit atë sepse vet nuk e kanë pranuar edhe pse ministri Zharku e ka nënshkruar vlerën prej 14 milionëve që të zgjatet afati. Pra kjo ka qenë vetëm për zgjatje të afatit sepse ka huti këtu jo për koston e benifitit të asaj që paratë nuk janë paguar, dikund kanë mbet mbrapa 300 milionë euro dhe ne e kemi marrë ‘pataten e nxehtë në dorë”, por më vjen shumë mirë që e kemi zgjidh këtë çështje dhe çdo kontratë edhe punëdhënësi edhe punëmarrësi i parasheh edhe obligimet”, ka deklaruar Lekaj, për Front Online.

    Lekaj, ka treguar edhe arsyen se përse kanë paguar 53 milionë euro.

    “Fajin nuk dua ta hedhi vetëm apriori që ka qenë vetëm i një qeverie, aty kanë qenë dy qeveri dhe kontrata ka qenë 600 milionë, ndërsa i tërë buxheti për atë kontratë ka qenë 300 milionë dhe kështu që nuk ka mundur të përfundojë kontrata brenda afatit siç thoshte ministri Zharku por është dashtë që të bëhet edhe një zgjatje e kësaj kontrate dhe për atë zgjatje, për kost benefitin të gjitha ato që i ka bërë kërkesat me kohë kompania në fjalë “Bechtel Enca” , u dashtë që të paguhet shuma prej 53 milionëve, jo për fajin tonë por për neglizhencën dhe mos pagesën e qeverisë Mustafa dhe ministrit Zharku”, ka shtuar ai.

    Në rastin e 53 milionëshit, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

    Ndryshe, në seancën e mbajtur r më 29 shtator 2023, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i kabinetit të ish-ministrit Lekaj, dëshmitari Argjend Zejnaj, raporton BetimipërDrejtësi.

    Ndërkaq, në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që iu vihet në barrë./Front Online

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...
    Vip10 Janar 2025
    Opinionisti Milaim Zeka, ka hedhur dyshime sot në ‘Prime’ se Driloni dhe ish banorja Lela, janë njohur nga jashtë. “Për secili prej...
    Lajme10 Janar 2025
    Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.