×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj i kundërpërgjigjët Durmishit: Nuk merrem asnjë minutë me gjuhën e “rrugaçëve”

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë plenare me një pikë të rendit të ditës, ku është bërë shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

    Pas deklarimeve të njëpasnjëshme nga kryeministri, ministra e deputet, fjalim ka pas edhe deputeti i “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Pal Lekaj.

    Lekaj sot në seancë ka deklaruar se zyrtarët shtetërorë janë zhytur në luks në kohën kur qytetarët po përballën me inflacion të lartë.

    “Nuk mund të injorojmë strukturimet e mëdha që janë bërë për projekte kyçe infrastrukturore. Qytetarët meritojnë rrugë të sigurta dhe shkolla. Janë rritur shpenzimet për pozita administrative, duke krijuar më shumë vende pune për militantët e partisë dhe duke thelluar nepotizmin”.

    Lidhur me këtë ka reaguar, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili e ka quajtur deputetin Lekaj “hajn i dëshmuar”.

    Durmishi ka shkruar se kudo që ka prekur dora e Lekajt “përbën krim e korrupsion, përshirë edhe rrugën Dollc-Gjakovë”.

    “Pal Leku, ky hajn i dëshmuar tashmë edhe me vendim gjykate del e flet për projekte infrastrukturore. Kudo ku ka prekur dora e tij përbën krim e korrupsion, përfshirë edhe rrugën Dollc – Gjakovë”, ka thënë ai.

    Një kundërpërgjigje për zëvendësministrin Hysen Durmishi e ka pasuar edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

    Lekaj për “Front Online” duke ju referuar Durmishit, ka deklaruar se personat që përdorin gjuhen e “rrugaçit” nuk e meritojnë asnjë minutë të merren me ta.

    Sipas Lekajt, Durmishi është shembulli i kulturës së Qeverisë aktuale.

    “Njerëzit që përdorin gjuhën e rrugaçit nuk meritojnë as një minutë të vetme të merremi me ta. Durmishi është shembulli më i mirë i kësaj kulture që qeveria po promovon”, ka thënë Lekaj për “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt në të cilën ka:– Dhënë mendim mbështetës lidhur me Nismën Legjislative të...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e shkatërron familjen. Ai...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë. “Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për t’i paraburgosur dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan që kishte ndodhur më 7...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Liman Musliu ka qenë pensionist i UÇK-së dhe TMK-së dhe nuk ishte pjesëtar i uniformuar i...
    Sport13 Nëntor 2024
    Manchester City thuhet se po planifikon të bëjë një lëvizje për një ish-lojtar të Liverpoolit, i cili u largua nga Reds para...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Më 19 nëntor do të mbahet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për masën e sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga dje ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.