Deputeti nga nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka reaguar ndaj betimit të mbrëmshëm të Qeverisë së re të Serbisë, ku thuhet se do të kujdesen ta ruajnë Kosovën dhe “Metohinë”.
Këtë akt, Lekaj e ka quajtur sulm mbi sovranitetin e Republikës tonë.
“Zgjedhja e Qeverisë serbe mbrëmë nën betimin e tyre që do të kujdesen ta ruajnë Kosovën dhe Metohinë është një sulm mbi sovranitetin e Republikës tonë”, ka thënë Lekaj.
“Kjo tregon edhe njëherë se ata janë ende nën mendësinë e kryekriminelit Millosheviq dhe kjo duhet të jetë një alarm për BE-në që para se të kërkojnë që Kosova ta ndryshojë kushtetutën, duhet t’i thërrasin mendjes e të kuptojnë përfundimisht që Serbia e sotme nuk ka asnjë ndryshim nga Serbia kriminale e viteve 90”, thuhet më tej në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.