×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Lekaj: Bizneset në fazë të kolapsit e dështimit, shkak Qeveria Kurti

    FrontOnline
    01 Prill 2023

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ky ligj që nga fillimi nuk është trajtuar ashtu si duhet.

    Ai, ka thënë se ky ligj e ka vlerën e vogël në përqindje kundrejt pagesave si ndihmë e shtetit për operatorët ekonomik.

    “Është lajm i keq që Qeveria ende nuk i ka ndarë mjetet dhe nuk i ka realizuar pagesat ndaj bizneseve. Ky është realitet që kemi në pushtet të papërgjegjshëm si ndaj qytetarëve e po ashtu ndaj ndërmarrjeve, kompanive dhe ekonomive të vogla që e mbajnë shtetin. Për më shumë kjo është një përgjegjësi direkte e ministrit të infrastrukturës i cili nuk e di që është ministër i infrastrukturës, ku në dy vite qeverisje nuk kemi projekte dhe investime si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror”, është shprehur Lekaj për Front Online.

    Ai, ka fajësuar Qeverinë Kurti për siç ka thënë se kjo e fundit nuk ka pasur politika afatgjata për t’i mbështetur bizneset.

    “Pa dyshim që bizneset janë në faza të kolapsit e dështimit, sepse nuk ka pasur politika aftagjata për to nga Qeveria Kurti. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik, as stabilitet e suksese të bizneseve ku mbi 700 milion euro të vitit 2022 janë në sirtar e po ruhen. Ky është keqmenaxhim dhe dështim, pasi ekonomia nuk zhvillohet duke kursyer por duke investuar”, ka thënë deputeti Lekaj.

    Deputeti ka pasur edhe një thirrje për ministrin Liburn Aliu.

    “Unë i bëj thirrje Qeverisë e specifikisht ministrit Libur Aliu që të zgjohet nga gjumi që ta kuptojë që është ministër dhe që të merren me zhvillimin e vendit, dhe pa humbur kohë të përfundojnë pagesat e kompensimet ndaj bizneseve dhe kompanive në bazë të drejtës së tyre të Ligjit për Mbështetjen e Punëve Publike”, ka deklaruar ai.

    Qeveria “Kurti” godet bizneset, s’ka filluar ende kompensimin shtesë deri në 20% që parashihet me Ligj

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.