Ushqimi përmirëson shumë shëndetin tonë dhe a e dini se disa ushqime janë provuar të jenë shumë të mira në lehtësimin e dhimbjeve të kokës, dhimbjeve të stomakut dhe inflamacioneve të dhimbshme?
Ananasi
Bromelain, një enzimë në ananas, e bën ananasin një frut me efektet më të mëdha anti-inflamatore. Studimet kanë treguar se njerëzit që hëngrën ananas dhe vuanin nga artriti dhe artrozë ndiejnë më pak dhimbje.
Mollët
Ky frut i njohur përmban antioksidues anti-inflamatorë që zvogëlojnë inflamacionin në trup si dhe dhimbjet.
Çokollatë e zezë
Ja disa lajme të mira për adhuruesit e çokollatës. Gjegjësisht, çokollata e zezë është një përbërës që parandalon inflamacionin dhe zvogëlon dhimbjen.
Rrushi
Ky frut ka të njëjtat enzima si aspirina, dhe është ideal për lehtësimin e dhimbjeve pa frikë nga irritimi i stomakut.
Qershitë
Qershitë, si manaferrat e tjera të kuqe, të tilla si mjedrat dhe luleshtrydhet, kanë veti anti-inflamatore.
Qepa dhe hudhra
Përveç parandalimit të sëmundjeve të shumta, këto perime lehtësojnë dhimbjen dhe forcojnë sistemin imunitar.
Vaji i ullirit
Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë kanë zbuluar se vaji i ullirit ka enzima që përmbajnë gjithashtu ibuprofen, një ilaç me efekte anti-inflamatore, analgjezike dhe antiseptike.
Çaj i zi dhe jeshil
Falë antioksiduesve, çaji i zi dhe jeshil mbron dëmtimin e qelizave për shkak të gjendjeve të tilla si artriti. Përveç kësaj, zvogëlon dhimbjen.