×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Lehtësohen masat kufizuese për festa kundër koronavirusit në Evropë

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Një mori shtetesh evropiane janë duke lehtësuar gradualisht masat kufizuese për luftim të koronavirusit, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për qëndrim në shtëpi teksa rritet numri i të infektuarve me këtë virus.

    Qarku i Llos Angjellesit do të nisë së zbatuari urdhrin trejavor “më të sigurt në shtëpi” për 10 milionë banorë, duke nisur nga java e ardhshme, pas raportimit të më shumë se 4,500 rasteve ditore me koronavirus një javë më parë.

    Ky urdhër u ndalon banorëve që të mblidhen me të tjerët jashtë shtëpisë, mirëpo lejon organizimet fetare dhe protestat, meqë janë të mbrojtura me kushtetutë.

    Restorantet në këtë qark veçse janë të mbyllura, mirëpo dyqanet dhe bizneset tjera jo të domosdoshme do të mbeten të hapura me kapacitet të kufizuar.

    Numri i të infektuarve me koronavirus, i të hospitalizuarve dhe të vdekurve, është rritur në Shtetet e Bashkuara së fundmi, çka ka nxitur masa kufizuese në shumë shtete dhe qytete.

    Një ditë pasi amerikanët kanë festuar Ditën e Falënderimeve, qendrat tregtare janë përballur me numër më të vogël konsumatorësh për këtë festë.

    Shitjet pritet të rriten përmes shërbimeve online.

    Ndonëse përhapja e virusit vazhdon të ulet, falë masave kufizuese, Evropa vazhdon të jetë në qendër të pandemisë, duke regjistruar më shumë raste të infektimit sesa SHBA-ja javën e kaluar.

    Disa shtete evropiane janë duke lehtësuar masat në prag të sezonës së festare, marrë parasysh ndikimin e tyre në ekonomi në kohën e Festës së Krishtlindjes.

    Dyqanet do të mund të shesin mallra jo të domosdoshme në Francë nga 27 nëntori, kanë njoftuar autoritetet, duke bërë të ditur se izolimi kombëtar mund të hiqet më 15 dhjetor, nëse shifrat për koronavirus përmirësohem.

    Belgjika ka njoftuar se dyqanet mund të rihapen më 1 dhjetor, mirëpo izolimi i pjesshëm do të zbatohet deri në mesin e muajit janar.

    Italia do të lehtësojë kufizimet në pesë rajone nga 29 nëntori, derisa Irlanda ka njoftuar se do të lejojë hapjen e disa bizneseve.

    Në nivel global, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar më shumë se 61 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe 1.4 milion viktima të lidhura me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

    Shifrat reale besohet se janë shumë më të mëdha, si pasojë e mungesës së testimeve në shumë vende dhe mënyrave të ndryshme të raportimit të viktimave.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexandar Kasanof vizitoi të martën Podgoricën ku zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë malazezë, mes...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk është kundër. Kjo është një temë artificiale. Është një temë që...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili vendosi që ta lejë në...
    Të tjera
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka besuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut lidhur me vendimin që do ta marrë për...
    Sport19 Nëntor 2024
    Në ”Air Albania” po zhvillohet ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Para përfundimit të pjesës së parë, tifozët e Ukrainsës, në kor kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në transmetuesin publik serb po pretendohet se është shfaqur flamuri i Republikës së Kosovës. Kjo po thuhet se ka ndodhur gjatë një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato. Ai e vlerësoi...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në Prishtinë, nën udhëheqjen e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës dhe me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë,...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.