Aktori i njohur Jack Nicholson 84-vjeç e kalon kohën ekskluzivisht në shtëpi dhe nuk është parë prej kohësh në publik. Ai bëri filmin e tij të fundit në 2010 “Siç e dini” dhe më pas doli në pension. Miqtë e ngushtë të Jack kanë frikë se aktori vuan nga demenca, transmeton FrontOnline.
“Jack dhe unë kemi qenë miq për vite dhe tani ai nuk del nga shtëpia. Unë mendoj se fëmijët e tij kujdesen për të”, tha një burim pranë aktorit për Radar Online.
Aktori ka pesë fëmijë, por duket më i afërt me djalin e tij Ray 29vjeç dhe vajzën Lorraine 31-vjeç, të cilët kujdesen për të.
“Ai nuk ka probleme fizike, por është i sëmurë mendor. Është me të vërtetë shumë e trishtueshme të shohësh një aktor kaq të talentuar si Jack të shkojë në këtë mënyrë”, shtoi burimi.
Jack u fotografua për herë të fundit në publik në janar 2020, në ndeshjen e Los Angeles Lakers kundër New York Knicks.
Në vitin 2018, kishte zëra se Jack po largohej nga aktrimi për shkak të kujtesës së dobët dhe pamundësisë për të kujtuar tekstin që duhej të shqiptonte./FrontOnline/