Dita e sotme është e veçantë për legjendën e boksit kosovar, Mehmet Bogujevci.
Bogujevci sot e feston ditëlindjen e tij të 70-të, shkruan FrontOnline.
Në karrierën e tij si boksier, Bogujevci kishte shënuar suksese të mëdha.
Në vitin 1978, ai ishte shpallur nënkampion i botës duke e fituar medaljen e argjendtë.
Gjithashtu, Bogujevci është kampion i shumëfishtë i ish federatës jugosllave në boks, ish reprezentues i Jugosllavisë, kampion i shumëfishtë ballkanik, kampion i Lojërave mesdhetare në Split, fitues i shumë turneve me renome ndërkombëtare, pjesëmarrës në kampionatet evropiane, botërore si dhe i Lojërave Olimpike./FrontOnline/
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/483776889338279