Barcelona ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 1-0 nga Leganes në kuadër të javës së 17-të të La Liga.
Ndeshja nisi shumë mirë parë mysafirët, që arritën të shënonin që në minutën e tretë, me Sergio Gonzalez që me kokë shënoi për 1-0.
Barcelona radhiti rastet me Robert Lewandowskin, por polaku dështoi në të gjitha mënyrat.
Ai madje në një rast nuk arriti të shënonte me pothuajse portën e zbrazët.
Edhe në pjesën e dytë, Barcelona sulmoi me të gjitha forcat, me Jules Kounde dhe Raphina që kishin raste të mira.
Edhe pse sulmoi deri në fund, Barcelona nuk arriti të shënojë golin e barazimit.
Me këtë humbje, Barcelona mbetet lider me 38 pikë, aq sa Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi