Këngëtari, Ledri Vula së bashku me bashkëshorten e tij, Sara Hoxha, më 14 dhjetor të vitit të kaluar janë bërë prindër për herë të parë.
Sara solli në jetë vajzën të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
Ledri përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “Instagram” ka kujtuar ditën e sotme si një ditë të veçantë, teksa ka shkruar: “sot 1 vjet”.
Në fotografi shihet, këngëtari teksa mban në duar Poem Blue.
Ndërsa, Sara ka publikuar një fotografi të vitit të kaluar, ku shihet Ledri duke i mbajtur asaj dorën.
“Këtë ditë, këtë kohë, një vit më parë”, ka shkruar ajo.