Ka vite që Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë në një lidhje dashurie duke bashkëjetuar së bashku.
Çifti nga lidhja e tyre kanë edhe një vajzë të quajtur Poema Blu, por që pavarësisht kësaj ata nuk janë kurorëzuar.
Por, siç duket tashmë gjërat kanë ndryshuar pasi në Instagram blogerja, Sara Hoxha ka postuar një fotografi ku shihet në një fustan nusërie, e që i përket kreatores, Drenusha Xharra.
Pas kësaj, fansat kanë aluduar se Ledri dhe Sara shumë shpejtë do të martohen.
Në anën tjetër para disa ditë Sara ka thënë se dasmë do të kenë, por nuk janë duke mundur që të vendosin nëse do të jetë private apo një dasmë shumë të madhe.