Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, po vazhdon ta shijojë qëndrimin në vendlindje.
Ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në jug të Shqipërisë, së bashku me fëmijët e saj.
Gjatë këtyre ditëve, Ledina i ka mbajtur të azhurnuar fansat me fotografi të ndryshme nga pushimet, ku nuk ka hezituar të ekspozojë me krenari linjat trupore.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe në ‘selfie’-n e fundit të ndarë me ndjekësit e saj në InsatStory, ku duket mjaft atraktive në një palë bikini ngjyrë portokalli.
Teksa ka treguar me krenari linjat trupore, këngëtarja vuri në pah edhe dy tatuazhet e saj të reja në bark, të cilat nuk i kishte ekspozuar deri më tash.
Përveç këtyre tatuazheve, Ledina ka edhe një tatuazh tjetër të madh në të pasme, që besohet të jenë krahët e një shqiponje.
Kohëve të fundit, Ledina ka filluar të marrë epitetin “Jennifer Lopez shqiptare” në rrjetet sociale, referuar faktit që vazhdon të jetë ndër artistet femra më fine të estradës shqiptare, ani pse i ka kaluar të 40-tat.