Çështja e nepotizmit është bërë shkas që kryesuesi i Kuvendit komunal të Mitrovicës, Safet Kamberi, t`i drejtohet me një thirrje publike kryetarit të komunës Agim Bahtiri.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka ftuar Bahtirin që të ndalojë punësimet familjare në komunë dhe që të mos e keqpërdor pozitën e tij për interesa partiake e familjare.
Postimi i plotë:
Si për ironi, edhe në këtë rast, teatri është skena që nxjerrë në pah shfaqjen e së vërtetës. E vërteta pra është pikërisht ajo që ndodhi me teatrin Muharrem Qena. Nepotizëm.
Mitrovica si qytet dikur shquhej me industrinë dhe kulturën.
Të parën na e shkatërroj lufta, e të dytën po e shkatërrojnë politikat e pandërgjegjshme nga politikanë që nuk kanë kurrfar ndjesie për shpirtin e qytetit tonë, pra kulturën.
E ftoj edhe publikisht Kryetarin e Komunes dhe të VV-së në Mitrovicë që të reflektojnë, ta anulojnë përzgjedhjen e familjarëve të tyre në pozitat që i kanë emëru, si shenjë që ata nuk po i keqpërdorin pozitat e tyre për interesat e veta partiake e familjare.