Menjëherë pasi ka zgjedhur Lumir Abdixhikun si kreun e ri të partisë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur edhe Këshillin e Përgjithshëm.
Në prani të delegatëve, LDK ka zgjedhur në takimin e sotëm Këshillin, ndërsa zgjedhja e Kryesisë së partisë është vendosur që të zgjidhet në një takim tjetër.
Procesi i zgjedhjeve në LDK është vlerësuar sot si demokratik.
37-vjeçari është kryetari i katërt i LDK-së. Ai në garë e la pas Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën, që synonin të njëjtën pozitë.
Para se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së t’i niste punimet, Anton Quni u tërhoq nga kandidatura e tij për kryetar të partisë. Pas zgjedhjeve të brendshme, Quni tha se u tërhoq për t’i hapur rrugë frymës së re brenda subjektit politik