Zëdhënësi dhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, për FrontOnline, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt dje në Kuvend e konsideron si pranim të fajësisë.
‘’Jo vetëm ikje nga e vërteta por edhe pranim i fajësisë kur është dikush fajtor ikë nga debati përndryshe do të ishin aty për të debatuar për pafajësinë e tyre’’ thotë Mustafa për FrontOnline.
Sipas tij, mos pjesëmarrja e VV-së në seancat e fundit, tregojnë në mënyrë publike se kanë pranuar fajin e tyre.
‘’ Fakti që s’janë në 3,4 seanca plenare që thirren nga opozita për të diskutuar tema të caktuara tregon që në mënyrë publike kanë pranuar fajësinë e tyre’’ tha zëdhënësi i LDK-së.
Opozita: VV e pranoj fajin me mos pjesëmarrjen në Kuvend, po frikësohen nga aferat korruptive