×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: VV kërkon anulimin e votave me postë vetëm pse nuk u pëlqen rezultati

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Lëvizja Vetëvendosje po e kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës për shkak që nuk u pëlqen rezultati.

    “Vetëvendosje kërkon anulimin e votave me postë të mërgatës sonë për LDK-në, vetëm pse nuk u pëlqen rezultati. Kjo përpjekje për të cenuar vullnetin e lirë të votuesve tanë në mërgatë përbën një akt të rrezikshëm ndaj integritetit demokratik të procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

    “Pikërisht përfaqësuesit politikë të kësaj partie, të emëruar nëpër ambasada dhe konsullata, janë ata që kanë ndërhyrë dhe manipuluar votat e diasporës në zyra e korridore. Mbi 1.600 fletëvotime të kësaj partie, të printuara me të njëjtat gabime teknike, dëshmojnë qartë një manipulim të organizuar. Për më tepër, ka prova të shumta mbi vetë-inkriminimin publik të aktivistëve të Vetëvendosjes në mbushjen masive të fletëvotimeve të mërgatës. Nëse duhet të shqyrtohet anulimi i ndonjë vote për shkak të parregullsive, pikërisht këto raste duhet të jenë objekt i një hetimi të plotë dhe të paanshëm”.

    LDK-ja e ka quajtur paradoksale këtë kërkesë të LVV-së, marrë parasysh veprimi e tyre gjashtë vjet më parë.

    “Është paradoksale dhe thellësisht hipokrite që kjo kërkesë për anulimin e votave të mërgatës të vijë pikërisht nga Vetëvendosje, një subjekt politik që në zgjedhjet e vitit 2019 pati mbrojtur mbi 4.000 zarfe të ardhura nga “mërgata” serbe, duke kërkuar në Gjykatën Supreme që ato vota të pranoheshin si të rregullta”.

    “E njëjta parti sot kërkon anulimin e votave të diasporës shqiptare – natyrisht, vetëm atyre që janë në favor të LDK-së – dhe, njëkohësisht, synon të ndalojë kandidimin për deputet të z. Hysen Çekaj, djalit të heroit të kombit, Sali Çekaj”.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur integritetin e votës së saj, brenda dhe jashtë vendit. Nuk do të lejojmë që vullneti politik dhe demokratik i mërgatës sonë të cenohet sa herë që rezultati zgjedhor nuk përputhet me interesat e Vetëvendosjes”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi...
    Lajme17 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, (PZAP). Ata kërkojnë nga ky organ t’i anulojë 18...
    Të tjera
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ende asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin e grabitjes së armatosur...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e informoi të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen për “hapat drejt formimit të...
    Lajme17 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi, në një prej intervistave të rralla për Blendi Fevziun (realizuar më 17 shkurt 2008) do të përgjigjej në këtë...
    Lajme17 Mars 2025
    Dy të plagosurit gjatë grabitjes së armatosur në Veternik po marrin trajtimin shëndetësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,...
    Lajme17 Mars 2025
    Fenomeni i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta vazhdon të shfaqet në proceset zgjedhore në Republikën e Kosovës. Edhe në Zgjedhjet për...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit dhe familjes së tij, për vdekjen e Haxhi Thaçit,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.