×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK thërret konferencë për media

    FrontOnline
    22 Janar 2021

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

    Zyra për Certifikim të Kandidatëve dhe Partive Politike e KQZ-së ka rekomanduar sot që të certifikohen të gjithë kandidatët për deputetë pasi ka pasur paqartësi në interpretimin e vendimit lidhur me ndalimin e kandidimit të deputetëve që kanë probleme me ligjin në tre vitet e fundit, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Së këndejmi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar të shtyhet mbledhja pasi ky rekomandim i Zyrës për Certifikim ka ndodhur vetëm 30 minuta përpara se të ishte koha për votim.

    “Të nderuar përfaqësues të mediave. Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, e Premte, 22.01.2021 në ora 18:00. Konferenca do të organizohet në selinë e LDK-së, Qafa, Rruga e UÇK-së, 2B, Prishtinë.”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

    Mbledhja e KQZ-së pritet që të vazhdojë në ora 17:30./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.