Së këndejmi, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kërkuar të shtyhet mbledhja pasi ky rekomandim i Zyrës për Certifikim ka ndodhur vetëm 30 minuta përpara se të ishte koha për votim.
“Të nderuar përfaqësues të mediave. Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, e Premte, 22.01.2021 në ora 18:00. Konferenca do të organizohet në selinë e LDK-së, Qafa, Rruga e UÇK-së, 2B, Prishtinë.”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Mbledhja e KQZ-së pritet që të vazhdojë në ora 17:30./FrontOnline/