×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për vendimin e Kushtetueses për Ligjin e KPM-së: VV po mundohet të kontrollojë mediat

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Në një postim në Facebook, LDK bën të ditur se këtë ligj LDK-ja e kishte kontestuar në po këtë Gjykatë.

    Sipas këtij subjekti, ky vendim konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Republikën e Kosovës.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se disa dispozita të Ligjit të kontestuar janë kryesisht në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës, që përcakton vlerat dhe parimet kushtetuese si dhe nenin 141 të Kushtetutës, i cili garanton pavarësinë e KPM-së. Në veçanti, ndryshimet që i japin Kuvendit kompetenca për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së dhe rritja e numrit të anëtarëve të saj, pa konsultime të duhura publike, janë vlerësuar si ndërhyrje që cenojnë pavarësinë e këtij institucioni të rëndësishëm për pavarësinë mediale në vend”.

    “LDK shpreh shqetësimin e saj për tendencat e përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për të ushtruar ndikim dhe kontroll politik mbi institucionet e pavarura, si në këtë rast mbi KPM-në, me qëllim forcimin e kontrollit mbi mediat audiovizuale. Këto veprime përbëjnë shkelje të parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, duke rrezikuar funksionimin e asaj që njihet si “shtylla e katërt” e shtetit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Ndër tjera, LDK shton se do të angazhohet që Legjislatura e re e Kuvendit si dhe Qeveria e re të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për të korrigjuar shkeljet e konstatuara.

    “Është e domosdoshme që çdo ndryshim ligjor të bëhet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë konsultime me palët e interesuara dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare për lirinë e medias”, pohon ky subjekt.

    LDK deklaron se do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve dhe lirisë së shprehjes, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kapjen politike të mediave dhe cenimin e demokracisë në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot i ka dorëzuar Çelësin e Prishtinës, Ekrem Bardhës, duke e cilësuar këtë si privilegj, dhe duke...
    Lajme31 Maj 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit. Në një postim në...
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Të tjera
    Sport31 Maj 2025
    Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit. Gjithçka ishte e barabartë deri...
    Lajme31 Maj 2025
    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë...
    Lajme31 Maj 2025
    KFOR ka njoftuar se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim kolonel Francesco Errico, ka udhëhequr ceremoninë e dhënies së medaljeve për kontingjentet nga...
    Lajme31 Maj 2025
    Maratonës së dështimeve të seancave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sot iu shtua edhe një numër. Gjithsej u bënë 24 përpjekje...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.