×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK para reformimit, analistët: Dorëheqja e Mustafës nuk mjafton, ja kush mund të drejtojë partinë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Përveç kryetarit, Lidhjes Demokratike të Kosovës po i kërkohet të bëjë ndryshime rrënjësore që përfshijnë edhe nënkryetarët, kryesinë dhe kryetarët e degëve. Vetëm në këtë mënyrë, sipas njohësve politikë, LDK-ja mund të sjellë një alternativë dhe mendësi të re politike që nesër t’ia paraqesë një ofertë të qytetarëve. Ndërkohë për të qenë në krye të LDK-së, si opsione po shihen vetëm, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku. Ndërsa, Lutfi Haziri po konsiderohet si pjesë e gardës së vjetër që solli humbjen në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri thotë për KosovaPress se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit është treguesi më i mirë për reformat që duhet të ndodhin në LDK.

    Imeri: LDK-së i duhet një alternativë e re, një mendësi e re politike

    “Vlerësoj se ndryshimet duhet të fillojnë që nga kryesia dhe të ketë një peshë të përgjegjësisë edhe tek kryetarët e degëve që me gjasë nuk kanë treguar një rezultat të mirë në këto zgjedhje. LDK-së i duhet një alternativë e re, një mendësi e re politike brenda kësaj partie politike në mënyrë që ata nesër t’iu kthehen qytetarëve me një ofertë të re politike. Pra konsideroj që të gjithë mund të kenë ambicie, por i përket strukturës së LDK-së për të caktuar se kush do të jenë figurat e reja në udhëheqjen e saj”, thotë ai.

    Këto reforma, sipas Arton Demahsajt nga Çohu, duhet të jenë të thella që lidhin lidershipin e partisë dhe strukturën organizative.

    Demhasaj: Reforma në LDK duhet të jetë thellë që përfshinë komplet lidershipin dhe kryetarët e degëve

    “Nëse analizojmë dhe krahasojmë me zgjedhjet e kaluara, LDK-ja ka përgjysmuar rezultatin zgjedhor. Nga mbi 200 mijë vota ka ra në 100 mijë vota, është një humbje e thellë, andaj tek LDK-ja është shumë ma urgjente reformimi, qoftë me lider dhe kryesi të re. Por kjo nënkupton se edhe në degët ku kanë pësuar humbje të mëdha të ketë reflektim dhe reformim. Nëse analizojmë LDK-në kur zotëri Mustafa ka ardhur në krye të saj, e ka marrë partinë me një rezultat të mirë, kur e shohim tash në vitin 2021 është një humbje e thellë. Andaj kjo tregon se ka nevojë për një reformë të nevojshme dhe të thellë që e lidh komplet lidershipin me kryesi me nënkryetarë, por njëkohësisht edhe me kryetarë të degëve”, thotë ai.

    Sa i përket kandidaturave për kryetar të LDK-së, ligjëruesi i shkencave politike në UP, Dorajet Imeri thotë se dy figurat që kanë respekt brenda partisë janë vetëm Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

    Siç thotë ai, Lutfi Haziri edhe mund të bëhet kryetar i LDK-së, por i takon gardës së vjetër që solli humbjen më të madhe zgjedhore të partisë.

    Imeri: Lutfi Haziri bën pjesë në gardën e vjetër të LDK-së, Shala dhe Abdixhiku janë opsione

    “Lutfi Haziri bën pjesë në gardën e vjetër të LDK-së për bindjen time. Por dy figurat që janë përmendur shpesh janë zotëri Shala dhe Abdixhiku. Duket që ata kanë një lloj respektimi të theksuar (ndaj tyre), por këtë respekt duhet ta përkthejnë në gatishmërinë për të marrë detyrën, pasi nuk mjafton të jesh vetëm i respektuar brenda partisë, por duhet të jesh në ballë të proceseve. Prandaj nëse zotëri Shala dhe Abdixhiku kanë respekt brenda në LDK, ata duhet ta kthejnë në gatishmëri për të marrë përsipër detyrat e udhëheqjes së partisë në një kohë, jo shumë të favorshme, në kohën kur partia është në rezultatin më të keq në historinë e saj”, deklaron ai.

    Ditë më parë, kryetari tashmë në dorëheqje, Isa Mustafa tha se ende nuk janë shpallur kandidaturat për kryetarë të partisë, derisa bëri të ditur se brenda muajit mars Kuvendi Zgjedhor i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri.

    Mustafa: Deri në mars zgjidhet kryetari i ri i LDK-së

    “Jo, nuk janë përmendur, iu kemi thënë që të mendojnë, të bëjnë propozime ndërkohë do të mundohemi sa më shpejt të kemi propozimet prej degëve, edhe prej kryesisë edhe ta përmbyllim këtë proces sa më shpejt. Nuk kemi caktuar datë, afati më i gjatë I mbledhjes është 60 ditë, por ne nuk do të presim 60 ditshin, do të bëjmë përpjekje që diku më së largu deri në mesin e marsit ta përmbyllim këtë proces”, theksoi ai.

    Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka dalë partia e tretë me vetëm 13.08 përqind të fuqisë elektorale. Ky rezultat u konsiderua si ndër më të dobëtit në historinë e kësaj partie politike.

    Menjëherë, një ditë pas zgjedhjeve, Isa Mustafa si shenjë e përgjegjësisë politike paraqiti dorëheqjen dhe thirri Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, ku brenda 60 ditëve pritet të zgjidhen strukturat e reja drejtuese.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.