Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e listës zgjedhjre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për deputete nga LDK, Ardita Dushi, ka thënë se Vjosa Osmani e ka kërcënuar KQZ-në.
Au tha se kërcënimi është shkelje kushtetuese dhe “ky institucion është kërcënuar nga ata që janë të obliguar sipas kushtetutës të sigurojnë funksionim të pavarur dhe kushtetues”
Tutje, sipas LDK-së kjo është “ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së dhe tentim për favorizim të një partie politike”
“Për herë të parë në Kosovë që nga viti 1999 ndodh një kërcënim i tillë dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e punës së KQZ-së”, u tha tutje në këtë konferencë.