×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nis betejën kundër Bulliqit veç pesë ditë pasi ia dorëzoi detyrën, hedh akuza të rënda ndaj tij

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Vetëm pesë ditë pasi që LDK ia dorëzoi pushtetin në Podujevë, kjo parti tani po e akuzon Shpejtim Bulliqin e VV-së se po do t’i punësojë militantët partiakë nëpër shkolla.

    Me anë të një komunikate në Facebook, Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër për anulimin e vendimit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme në Podujevë, shkruan lajmi.net.

    LDK thotë se ky është sulm direkt mbi pavarësinë e shkollës shqipe, që për qëllim ka punësimin e militantëve.

    “Edhe pse zgjedhja e drejtorëve dhe konkursi ishin transparentë dhe konform legjislacionit në fuqi, Bulliqi e anuloi atë me qëllim të revanshit ndaj atyre që dëshirojnë të kryejnë punën me nderë, përgjegjësi dhe profesionalizëm”, thotë LDK.

    “Llapjanëve ju mjaftuan pesë ditë, jo më tepër, për të parë synimin e vërtetë të Bulliqit dhe partisë së tij. Logjika e tyre politike është e bazuar në paranoja ndaj çdokujt që nuk i përkulet liderit të tyre. Ata nuk kanë koncept politik shërbimin ndaj qytetarëve, por përuljen dhe sundimin e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

    Ky reagim i LDK-së vjen vetëm pesë ditë pasi që ish-kandidati për Podujevë dhe njëherit ish u.d i kryetarit, Nexhmi Rudari ia dorëzoi detyrën zyrtarisht Shpejtim Bulliqit.

    Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të LDK-së:

    Të nderuar qytetarë të komunës së Podujevës,

    Tradita e demokracisë dhe respektimit të mendimit ndryshe, të cilën e kemi kultivuar ndër dekada, po kërcënohet me ardhjen në pushtet të Shpejtim Bulliqit.

    Ndonëse në fushatë premtonte mrekulli, punën e parë që e bëri në komunë ishte sulmi ndaj pavarësisë së shkollës shqipe. Në kundërshtim me ligjin, ai anuloi vendimet për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të komunës sonë.

    Edhe pse zgjedhja e drejtorëve dhe konkursi ishin transparentë dhe konform legjislacionit në fuqi, Bulliqi e anuloi atë me qëllim të revanshit ndaj atyre që dëshirojnë të kryejnë punën me nderë, përgjegjësi dhe profesionalizëm.

    Qëllimi i Bulliqit është i dukshëm dhe i qartë. Ai dhe partia e tij e re, e treta me radhë për tri vite, po synojnë që të cenojnë pavarësinë e shkollës shqipe duke tentuar të instalojnë në drejtori të shkollave militantë partiakë.

    Llapjanëve ju mjaftuan pesë ditë, jo më tepër, për të parë synimin e vërtetë të Bulliqit dhe partisë së tij. Logjika e tyre politike është e bazuar në paranoja ndaj çdokujt që nuk i përkulet liderit të tyre. Ata nuk kanë koncept politik shërbimin ndaj qytetarëve, por përuljen dhe sundimin e tyre.

    Atyre nuk ju mjafton vetëm të jesh i dëgjueshëm, kërkojnë t’i nënshtrojnë qytetarët, dhe këtë e kemi vërejtur edhe në 50 ditëshin e qeverisjes së tyre në nivel qendror.

    Logjika që nëse nuk i bindesh liderit tonë je armik dhe tradhtar, nuk i përket kulturës politike as në Llap dhe as në Kosovë.

    Tendenca për të cenuar pavarësinë e shkollës shqipe është e dështuar.

    Ju bëjmë thirrje gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit në komunën e Podujevës, që të vazhdojnë të shërbejnë me nder dhe të mos bien pre e qëllimeve të Bulliqit dhe partisë së tij të re, për t’i nënshtruar ata, pasi që janë në pyetje vetëm tetë muaj deri në zgjedhjet e vjeshtës, kur LDK do të kthehet triumfuese në Podujevë.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Një gjykatë ka urdhëruar dy gra që t’i paguajnë 8 mijë euro dëmshpërblim zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, pasi bëri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka folur për mundësinë e ri-kandidimit të tij edhe për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Flamur Kabashi, monitorues ligjor në Institucionin e Kosovës për Drejtësi ka folur për “Front Online” lidhur me aktakuzën e 45 personave të dyshuar për sulmin...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Zyra e Kryeministrit ka bërë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Sot Policia e Kosovës zhvilloi aksion në veri të Kosovës, ku u krye bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq. Sipas...
    Lajme12 Shtator 2024
    Një  sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it dyshohet të ketë ndodhur dje. Sinjali raporton se bazuar në dyshimet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.