×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Nga janari 2025, bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë – me Qeverinë Abdixhiku kjo s’do të ndodhë

    FrontOnline
    19 Tetor 2024

    Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e saj për ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë.

    Sipas LDK-së, nga janari i vitit 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë, ku sipas tyre, me ligjin e ri, parashikohet tatim edhe për tokat bujqësore të kultivuara.

    “Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët. Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë”.

    “Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të rishikojë Ligjin për Tatimin në Pronë, duke u siguruar që qytetarët të mos paguajnë një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë. Ne do të rikthejmë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës, ku vetvetiu ata që kanë prona me vlerë më të madhe paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona me vlerë më të ulët paguajnë më pak”, thuhet në reagim.

    Tutje, në reagim LDK-ja tha se u garanton qytetarëve se askush nuk do të paguajë tatim për tokat e punuara, duke ndihmuar, sipas tyre, fermerët dhe inkurajuar zhvillimin e bujqësisë.

    “Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhikun, do të krijojë politika që mbështesin rritjen dhe zhvillimin e biznesit, duke eliminuar barrierat e panevojshme dhe duke ofruar mundësi reale për përparim në ekonomi dhe më gjerë”.

    “Përmes një qasjeje të drejtë dhe të ndershme, ne do të sigurojmë që ekonomia të zhvillohet në dobi të mirëqenies dhe prosperitetit të vendit tonë”, thuhet në reagim.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme19 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani tha se në takimet me me lidershipin e American Chamber of Commerce, si dhe me përfaqësuesit nga Google dhe...
    Lajme19 Tetor 2024
    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka pasur me mërgatën shqiptare në Bolzano të Italisë. Limaj atje...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it së fundi kanë kryer trajnime kundër trazirave dhe kontrollin e turmave në kampin ën Maxhunaj të Vushtrrisë. Përmes një...
    Të tjera
    Lajme19 Tetor 2024
    Krijimi i një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrësisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ka bërë që Podujeva të jetë fituese...
    Lajme19 Tetor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në misionin e OSBE-së me seli në Vjenë, Neil Holland, ka dhënë një deklaratë me rastin e...
    Bota/Rajoni19 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, partitë proserbe përsëritën kërkesën e tyre...
    Sport19 Tetor 2024
    Në vitin 2024, trajnerët e futbollit po fitojnë paga të mëdha. Këtu janë tetë trajnerët më të paguar në klubet botërore të...
    Lajme19 Tetor 2024
    Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, mision që...
    Lajme19 Tetor 2024
    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka qenë pjesëmarrës dhe folës në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën. Hoxhaj, ish-kryediplomat, tha se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.