Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq përmes një komunikate ka reaguar pasi sipas tyre kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi i cili dha mbrëmë dorëheqje nga AAK-ja, po përpiqet të gjejë strehë të re politike.
Ata theksojnë se i konsiderojnë aventura këto përpjekje dhe të kota.
“Dega e LDK-së në Obiliq duke përcjellë vullnetin e anëtarësisë së saj, reagon ashpër ndaj pshtjellimeve që po lanson Xhafer Gashi ditët e fundit që lidhen me fiskulturat e tij politike, në përpjekje me gjetë strehë të re politike, tani kur si rezultat i sjelljeve dhe qeverisjes skandaloze ka sjellë nivelin e besueshmërisë publike në zero (0)”, thuhet në reagim.
Tutje theksohet se “dega dhe strukturat e LDK-së në Obiliq e shohin me përbuzje përpjekjen e instalimit të pazareve e tugjarllëkun nga individ brenda LDK-së që duan të hapin dyert për njerëz të konsumuar e pa vlera, për më keq, duke shkelur mbi normat e shkruara e vlerat tradicionale që përfaqson LDK-ja e Ibrahim Rugovës e që janë: ndershmëria, besimi, etika njerëzore e familja”.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1127489084380039&id=100013568743577